Mos e ktheni trupin tuaj kundër jush. Kujdesu për veten.
Rezervoni takim
RRETH VLERA BOKSHIT
Vlera Bokshi Ukmata është psikologe e diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Ajo vazhdon studimet master në “Universitetin Shtetëror të Tetovës”.
Ka kryer trajnime të shumta për qasje të ndryshme psikoterapeutike. Ajo është e certifikuar në Psikoterapi Pozitive dhe njëkohësisht është duke u trajnuar në Psikoterapi Trupi dhe Analizë Funksionale.
Prej vitit 2011 ajo ushtron intensivisht profesionin e saj si psikologe. Përvoja e saj profesionale filloi në qytetin e saj të lindjes në Gjakovë në OJQ “Medica Kosova”, duke vazhduar më tej në OJQ “Handikos” në Prishtinë dhe disa OJQ tjera.